Një situatë e papritur dhe tejet komike ndodhi sot në mëngjes në Big Brother VIP Albania, kur lopa e vendosur në shtëpi si pjesë e një sfide vendosi të “arratisej”.
Advertisements
E para që u zgjua dhe u kujdes për lopën ishte Gerta.
Advertisements
Ndërsa ajo po e vëzhgonte, ndodhi diçka e papritur: lopa kapërceu gardhin e vendosur pranë dhe doli jashtë!
E tronditur nga situata, Gerta nuk humbi kohë dhe reagoi menjëherë duke thirrur me zë të lartë: “Iku lopa!”
Në panik, ajo vrapoi drejt dhomës së gjumit për të zgjuar Jozin, i cili po flinte i qetë, pa e ditur se çfarë po ndodhte jashtë.
“O Jozi, zgjohu se ka dalë nga gardhi!” – i tha ajo, duke e tundur për ta zgjuar.
Reagimi i Jozit ishte edhe më epik. Ai u ngrit me shpejtësi nga shtrati, i hutuar dhe i alarmuar nga thirrjet e Gertës.
Teksa përpiqej të kuptonte se çfarë po ndodhte, ai tha me humor: “Më trembe!” – ndërkohë që qeshte dhe nxitonte të vishej.
Ky moment u konsiderua si një nga më komikët e spektaklit, duke shkaktuar të qeshura tek shikuesit, të cilët mezi po prisnin të shihnin se çfarë do të ndodhte më pas me “arratisjen” e lopës.