“O Zot, çfarë do bëjmë tani!”- I mituri pësoi vdekje klinike pas dh*nës nga nëna dhe njerku, zemra e 3-vjeçarit i dhurohet një bashkëmoshatari! Mjekët: Ishte moment tronditës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pak ditë më parë, ku një fëmijë tre vjeçar u dhunua për vdekje me sende të forta nga nëna dhe njerku i tij.

Advertisements

3-vjeçari Angelos, u dhunua brutalisht në banesën ku jetonte më nënën dhe njerkun dhe përfundoi në gjendje kome. Pas disa ditësh në luftë për jetën, i mituri pësoi vdekje klinike.

Advertisements

Gjyshërit e tij, të cilët përfituan kujdestarinë e nipit pas arrestimit të nënës së tij 26-vjeçare, vendosën të dhuronin organet e 3-vjeçarit për të shpëtuar jetë të tjera.

Sipas mediave greke, zemra e 3-vjeçarit do të transferohet në një spital në Berlin të Gjermanisë për të shpëtuar një fëmijë tjetër 3-vjeç, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë.

Sipas informacioneve, veshkat e tij ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut. Aty do të kryhen testet e përputhshmërisë për të sëmurët.

Protothema shkruan se trupi i 3-vjeçarit do të transportohet me traget nga Selaniku drejt Athinës, ku do ta bëhet varrimi i tij.

Një momente prekës ka ndodhur dhe në spitalin e Selanikut, ku para se të fillonte procesi i heqjes së organeve të Angelosit, mjekët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit që humbi jetën padrejtësisht.

Vasilis Vougas, drejtor i klinikës së kirurgjisë së transplantit, foli për momentet tronditëse që ndodhën në spital.

“Kur pashë për herë të parë trupin e tij të vogël, thashë: “O Zot, çfarë do të bëjmë tani?” Si mund të heqim organet nga një trup kaq i vogël?”, tha ai.

“Emocioni i madh që ndjen një burrë, një baba kur sheh një trup në tavolinën e operacionit për heqjen e organeve… Është një moment tmerrësisht tronditës, por edhe një moment kur duhet të flasë përvoja, detyra dhe shkenca. Sepse me heqjen e organeve, njerëzit e tjerë do të shpëtohen. Ishte vërtet një moment shumë emocionues, një moment kur sheh një hero të vogël. Ai ishte një engjëll në tokë dhe tani ai është një engjëll në parajsë,” tha ai.