“O Zoti mos ma vraftë atë.…”, Don Xhonit nuk i ndahet zemra nga ish-partnerja ruse!

Don Xhoni, një nga emrat më të njohur të muzikës rap, ka qenë shpesh në qendër të mediave për jetën e tij personale, veçanërisht për lidhjen e tij të mëparshme me modelen ruse, Ariana Lirey.

Advertisements

Kjo romancë ka shkaktuar shumë reagime dhe polemika, megjithëse ajo ka ndodhur disa vite më parë.

Advertisements

Në një intervistë të bërë së fundmi, Don Xhoni ka folur hapur rreth marrëdhënies me Arianën. Ai ka theksuar se lidhja me të ka qenë jashtëzakonisht e fortë dhe me plot momente të paharrueshme.

“Për rusen, o Zoti mos ma vraftë atë. Lidhja me të ka qenë e jashtëzakonshme, ka qenë shumë e fortë”, u shpreh ai, duke treguar pasionin dhe ndjenjat e tij për të.

Këto komente vijnë në një kohë kur ai ka qenë shpesh në fokusin e medias për jetën e tij personale, por gjithashtu dhe për karrierën e tij muzikore.