OKB bën paralajmërimin e frikshëm: Bota rrezikon të përballet me rritje të frikshme të temperaturave

by editor

Parashikimet e OKB-së për klimën nuk janë mira. “Bota po përjeton një rritje ‘djallëzore’me +3 gradë celcius të temperaturave globale”, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara, përpara Samitit vendimtar të Klimës Cop28 që pritet të nisë javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Advertisements

Sipas një artikulli të publikuar nga The Guardian, raporti i Programit të Mjedisit të OKB-së (Unep) zbulon se politikat aktuale për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit janë aq të papërshtatshme sa që brenda këtij shekulli pritet rritje me 3 gradë.

Nëse arrihen +3 gradë celsius në vend të +1.5, rreth 420 milionë më shumë njerëz në Tokë do të duhet të përballen me valë ekstreme të nxehtësisë dhe deri në 80 milionë më shumë njerëz në botë mund të kërcënohen nga uria..

Advertisements

2023 ka qenë viti i thyerjes së rekordeve të temperaturave të larta ndër vite. Përmbytjet dhe thatësirat kanë qenë të shumta gjatë këtij viti. Ndryshimet klimatikë kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë ndikuar mënyrën e të jetuarit në mbarë botën. Sipas shkencëtarëve deri më tani temperatura është rritur me 1.4 gradë celcius nga normat.

Sakaq shkencëtarët thonë se “më e keqja na pret, nëse temperaturat vazhdojnë të rriten me këto ritme”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë vazhdimisht se bota po shkon drejt një të ardhmeje ” ferri ” .

Raporti thotë se zbatimi i politikave të ardhshme të premtuara tashmë nga vendet mund të zvogëlojë kufirin e 3°C me 0,1°C . Zbatimi i reduktimit të emetimeve të premtuara për vendet në zhvillim me kusht që ato të marrin mbështetje financiare dhe teknike do ta çonte rritjen e temperaturës me 2.5°C , që përbën ende një skenar katastrofik për botën.

Advertisements

You may also like