Olsa tregon takimin e Keisit dhe Kristit te Kepi i VIP-ave: U ndjeva shumë keq kur pashë ça ndodhi

by editor

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Olsa Muhameti, autorja e “Kepit të Vipave” që do të nisë transmetimin nga kjo e diel në ekranin e Top Channel.

Advertisements

Olsa zbuloi se krahas protagonistëve, xhirimeve në Bodrum iu bashkua edhe Kristi. Përmes disa planeve ekskluzive ai shihej me një valixhe në dorë teksa bëhej gati të vizitonte personazhet e Kepit. Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Kejsit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip”.

Advertisements

“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’ po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, zbuloi ajo.

You may also like