Policia e Durrësit ka vënë në pranga 13 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në afërsi të shkollave.
Advertisements
Në kuadër të operacionit të koduar “Winter” nis hetimi për një tjetër shtetas, ndërsa një i 15 u shpall në kërkim.
Advertisements
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave”, thote policia.
Njoftimi:
DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Winter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Shitnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë, në bashkëpunim dhe individualisht, identifikohen 15 shtetas. Vihen në pranga 13 prej tyre, 1 vihet në hetim, tjetri shpallet në kërkim.
Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash.
Gjithashtu, sekuestrohen 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, strukturat e DVP Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Winter”, gjatë të cilit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetas, si më poshtë:
Renaldo Gjondeda 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
Rudi Dimni 29 vjeç, banues në Kavajë;
Elion Danai 22 vjeç, banues në Kavajë;
Rexhep Lushka 25 vjeç, banues në Kavajë;
Ramazan Kola 19 vjeç, banues në Kavajë;
Alesio Shaba 23 vjeç, banues në Kavajë;
Rei Shaba., 21 vjeç, banues në Kavajë;
Endri Meçja 29 vjeç, banues në Kavajë;
Besnik Belba 33 vjeç, banues në Kavajë;
Serxho Abazi 25 vjeç, banues në Kavajë;
Kujtim Veizi 52 vjeç, banues në Kavajë;
Bardhyl Dumullaku 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
Arben Xhihani 38 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë;
3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.