Operacioni/ Arrestohet nipi i ish-ministrit, iu gjet armë pa leje në banesën në Durrës. Policia sekuestron pistoletën dhe municionin luftarak

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Mësohet se 29 vjeçari është nipi i ish ministrit i Mjedisit Lefter Koka.

Advertisements

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i të riut, i identifikuar me emrin Haki Koka, është bërë në kuadër të operacionit “Kalibri”.

Advertisements

Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 29-vjeçarit armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.