Operacioni i SPAK/ Arrestohet edhe një oficere e drejtorisë së kufirit (EMRI)

by editor

Një oficere e drejtorisë së kufirit që është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, pas urdhrit të lëshuar nga SPAK. Bëhet fjalë për oficeren Jonida Babameto.

Advertisements

SPAK ka arrestuar shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Advertisements

Mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit ‘Metamorfoza’, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.

You may also like