Operacioni i SPAK, habit eksperti i sigurisë: Grupet kriminale marrin njerëz nga Amerika Laine për ndarjen e kokainës

by editor

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë goditi një grup kriminal teksa u arrestuan 10 persona, mes të cilëve ishin dhe 3 të huaj nga Kolumbia dhe Venezuela.

Advertisements

Aksioni goditi dy baza të këtij grupi, një laborator në afërsi të Fushë Krujës ku përpunohej kokaine dhe një bazë pranë Kodrës së Diellit në Tiranë. Në Report Tv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dha disa shpjegime lidhur me operacionin. Sipas tij u goditën dy vende të rëndësishme, njëra në afërsi të aeroportit dhe tjetra pranë Portit të Durrësit.

Advertisements

‘Është një aksion i rëndësishëm. Goditet një bazë e rëndësishme e grupe kriminale laboratori dhe infrastrukturën e tyre. Fakti që kanë zgjedhur një vend si Nikla por edhe tjetër si pjesa e zonës së Kodrës së Diellit. Janë të përzgjedhura si vende të mundshme në afërsi të aeroportit dhe daljes në Elbasan dhe portit të Durrësit. Erdhi si informacionet nga partnerët nga prokurorët spanjoll. Shqipëria tregoi se bashkë me partnerët ka bërë operacione të rëndësishme për goditjen e trafikut.’

Më tej duke iu referuar fshehjes së kokainës me lëkurat e dhenve, Softa thekson se është rasti i dytë që kokaina kamuflohet.

Advertisements

‘Rasti i dytë që hyn në territorin shqiptar ku kryesisht kokaina janë të kamufluara me produkte të tjera. Në Fier ishin përzier me pleh kimik arriti të shkonte në destinacion ku ndahej lënda narkotike, këto grupe marrin nga Amerika Latine njerëz të specializuar për ndarjen e lëndë përgatitjen e saj dhe rikthimin në treg. Vlera dhe sasia e kapur janë jo vetëm kamuflim por rrjet i mirëorganizuar. U zgjodhën këto vende, Nikla zonë bazë bastion e grupeve kriminale. Jo vetëm strehim personash që bëjnë atentate por edhe vjedhje makinash por edhe bazën e grupeve eksplozive. Afërsia me aeroportin pasi mbikëqyrja nga ajri e pamundur, për shkak të sistemit anti-dron. Mund të përdoret edhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Përmes linjës ajrore dërgohej lëndë drejt Turqisë. Pjesa e Kodrës edhe pse e monitoruar e favorizonte për shkak të daljes në drejtim të Elbasanit apo Durrësit.’

Softa shton se operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi nuk ka arritur tek bosat apo financuesit e këtij laboratori.

‘Nuk ka përfunduar. Pjesa për të cilën janë ndaluar, janë persona të përdorur, por jo bosët apo financuesit. Sepse ata që punojnë në laboratorë janë pjesë e krahut të punës nuk janë financuesit e vërtetë. Grupet e mëdha janë grupet ndërkombëtarë. Nuk është vetëm një pjesë. Por edhe këto laboratorë janë zbuluar prej informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë.’

Porti i Durrësit, sipas Softës është përdorur gjithnjë si hyrje dhe dalje e parave të pista.

‘Porti i Durrësit ka qenë portë hyrës e lëndën dhe pastrimit të parave. Rasti i Toyota Yaris tregoi si hynin këto para të ardhura nga krimi. Rasti i bananes tregoi si hyn lënda narkotike përmes biznesit. Ardhja përmes portit të Durrësit, sasi të tilla nuk mund të vijnë përmes aeroportit. Porti i Durrësit pikë hyrëse dhe dalëse.’

You may also like