Operacioni i SPAK me 12 urdhër-arreste/ Gazetari i njohur zbulon të shkuarën kriminale të Bujar Germizit: Ja si organizoi vjedhjen e parave të bankës ku punonte

by editor

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar të shkuarën e errët kriminale të një prej personave të arrestuar nga aksioni i SPAK ku u lëshuan 11 urdhër-arreste, ku u vunë në pranga ish zëvendës drejtori i Policisë Tiranë , Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Besmir Murati dhe Bujar (Ajazi) Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

Advertisements

Gjatë një interviste, Dervishi ka treguar detaje se si në vitin 1999 Bujar Germizi u përfshi në një ngjarje kriminale dhe si organizoi grabitjen e parave të bankës në të cilën ai punonte.

“Më ka tërhequr vëmendjen një personazh i quajtur Bujar Germizi i arrestuar. Ky njeri në 1999 është autor i një historie shumë të rëndë kriminale. Duke qenë vet drejtor i rojeve të bankës dhe përgjegjës për zhvendosjen e një shumë të hollash nga Kukësi në drejtim të Hasit organizon grabitjen e këtyre vë kapuçat në kokë bashkë me dy të tjerë i marrin lekët godasin punonjësit e policisë por ndërkohë vjen edhe furgoni i policisë që duhej të ishte shumë pranë por nuk ishte çuditërisht atë ditë pranë.

Advertisements

Mendohet se edhe policët ishin pjesë e marrëveshjes por një nga policët siç duket nuk kishte marrëveshje në këtë histori dhe i qëllon vret dy nga njerëzit që po grabisnin bankën dhe plagos Bujar Germizin. Bujar Germizi i plagosur arrin të marrë 80 mln lekë të vjetra del në Kosovë ku arrestohet dhe shumë më vonë ekstradohet.

Aty u vra edhe kunati i tij, e ka lënë kunatin e tij të vrarë dhe mori lekët i vlerësoi më shumë se kunatin dhe ka ikur. Ky është Bujari një element që nuk e ka për herë të parë dhe nuk është çudi që është përfshirë në këtë histori. Është dënuar shumë pak për shkak të sistemit të drejtësisë që kemi pasur deri tani”, tha Dervishi.

You may also like