Operacioni më i madh i narkotikëve/ Arrestohen 525 tregtarë të dyshuar droge në Ankara, shisnin lëndë narkotike…

Ky operacion, që u cilësua nga ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya si “operacioni më i madh i narkotikëve” në historinë e Turqisë, përfshiu mijëra oficerë policie, qen sniffer, dronë dhe helikopterë, duke goditur mbi 625 adresa.

Advertisements

Policia turke ka realizuar një operacion masiv antidrogë këtë të enjte, duke arrestuar 525 tregtarë të dyshuar droge në gjithë kryeqytetin Ankara. Bastisjet janë zhvilluar pas një mbikëqyrje të gjatë teknike dhe fizike të të dyshuarve për një periudhë 6-mujore, duke i mundësuar forcave të rendit të lokalizojnë dhe arrestojnë ata që dyshohet se janë të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.

Advertisements

Ministri Yerlikaya ka deklaruar se shumë nga të arrestuarit janë të përfshirë në shpërndarjen e narkotikëve në lagje dhe rrugë, ndërkohë që ka shtuar se ky është një mesazh i qartë për ata që operojnë në këtë fushë të paligjshme: “Rrugët ku keni hyrë janë një rrugë qorre”. Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se operacioni do të vazhdojë dhe se mund të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim, për të çrrënjosur rrjetet kriminale që operojnë në kryeqytet.