Operacioni në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë dhe sekuestrohen 1100 kg kokainë (Video)

Rreth 1100 kg kokainë janë sekuestruar gjatë një operacioni të Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare në Spanjë, ndërsa janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve 7 janë shqiptarë.

Advertisements

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Salnes, ndërsa kokaina u gjet e fshehur në bregdetin e Vilanovës.

Advertisements

Trafikantët e drogës braktisën gomonen në Vilanovë sapo e kuptuan se ishin zbuluar.

Këto janë pamjet e publikuara nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare Spanjolle gjatë operacionit të përbashkët që ata zhvilluan orët e fundit dhe që mundësoi çmontimin e një organizate kriminale që fuste drogën në Galicia përmes Salnés.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1100 kilogramë kokainë, e cila ruhej në bregdetin e Vilanovës kur u bë arrestimi i shtatë shqiptarëve. Ngjarja ndodhi në zonën e Rego do Alcalde, në të njëjtën zonë ku një tjetër gomone me karakteristika të ngjashme u shfaq në prag të Krishtlindjeve.

Në kuadër të këtij të ashtuquajturi “Operacioni Barona”, agjentët sekuestruan edhe një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi. Që nga nëntori i vitit të kaluar, kjo organizatë shqiptare me qendër në rajonin e Salnés është hetuar. Në mesin e muajit dhjetor u konstatua se skafi i shpejtë po nisej për në det të hapur me katër persona në bord dhe në orët e para të ditës së djeshme një grup GJE i Policisë Kombëtare i ka kapur në momentin kur po zbarkonin mallin, duke arrestuar edhe ata të cilët ishin përgatitur për ta ngarkuar dhe transportuar me mjetet që i kishin çuar atje, në Rego do Alcalde.

DEA e Amerikës së Veriut, Policia Gjyqësore Portugeze dhe Doganat Franceze bashkëpunuan në mënyrë aktive në këtë hetim të suksesshëm të kryer nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare.