“Ore legen, u bërë ti të martohesh”/ Çfarë ndodhi mes Ed Manushit dhe Krist

by editor

“Shihe veten se e shoh që t’a ka shpifur vetja dhe nuk ke çfarë thua tani”

Aparagjykohemi ne nga pamja e jashtme? Kjo ishte pyetja që u ngrit një ditë më parë në “Trotuar” në “E Diell”. Dea Vieri kishte sjellë një pasqyrë të madhe në studio ku tregoi edhe arsyen e këtij veprimi.

Advertisements

“Këtë pasqyrë e kam sjellë që secili prej nesh t’i thotë nja dy fjalë vetes së vet. Të përballet me veten”, tha ajo.

Kur i erdhi radha ish-banorit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ai u shpreh:
“Unë ndihem pak si narcist me thënë të vërtetën. Nuk e di, nuk është patolligjike por e kam dëshirën ta shikoj veten në pasqyrë. Ta shikoj edhe kamerën në fakt se edhe kamera një lloj pasqyre është”.

Advertisements

Këtu ndërhyn Edi Manushi dhe i drejtohet: “Shih pasqyrën dhe ça i thua vetes, lëri fjalët e tepërta. Fol me pasqyrën mo, ça i thua. Ore legen, u bëre ti të martohesh”.

“Jo, jo, jo, fare, atë e meritoj. I them rutinën e mëngjesit, ça do të bëj sot në mëngjes. Si do e laj fytyrën, ça produktesh do përdor, ça parfumi do vendos. Këto janë gjërat”, tha Kristi.

Advertisements

Manushi ndërhyn sërish dhe i thotë: “Tani ça do i thuash vetes. Shihe veten se e shoh që t’a ka shpifur vetja dhe nuk ke çfarë thua tani”.

“Tani nuk më pëlqen vetja fare dhe kam tërë kohën që nuk e shikoj. E keni vënë re? Tani i flas pasqyrës, i them se ‘në këtë moment nuk më pëlqen fare’”, tha Aliaj, i cili më pas u largua nga pasqyra.

You may also like