Tyler dhe Amanda Dufford kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë përpara pak kohësh. E teksa ecte krahë të atit, Amanda i la të gjithë ‘me gojën hapur’ me paraqitjen e saj, sidomos dhëndrin, burrin e saj të ardhshëm.
Advertisements
Kjo pasi nusja u shfaq në dasmë me një fustan në ngjyrën e kuqe, një zgjedhje që rrallëherë është parë nëpër ceremoni martesore. Mirëpo reagimi i dhëndrit nuk duhet humbur!
Kur ai e pa partneren duke ecur nëpër korridor, ai buzëqeshi menjëherë dhe bërtiti “Po!” ndërsa i hodhi duart në ajër. Ndërsa Amanda u afrua më shumë, duke e lejuar Tyler-in të shihte më mirë fustanin e saj të kuq të nusërisë, ai u përkul me duart në gjunjë dhe gojën e hapur.
Advertisements