Pajtimi i Romeos dhe Meritonit nuk pritet mirë nga banorët, shpërthen Roza: E përdore miqësinë për lojë!

by editor

Mjaftuan disa sekonda hapsirë vetëm për vetëm mes dy djemve Meritonit dhe Romeos për të kuptuar se kishin gabuar duke krijuar përçarje në miqësinë e tyre. Teksa realizonin një emission radiofonik djemtë kanë përqafuar njëri tjetrin duke kërkuar dhe falje. Pikërish për këtë situatë të ndodhur opinionisti Arbër Hajdari është shprehur pro ribashkimit të miqësisë së vjetër mes Romeos dhe Meritonit.

Advertisements

Meritoni u shpreh se ka reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë, ndërsa Romeo tha se edhe ai mban pjesën e tij të fajit.

Advertisements

Meriton: Unë jam afruar dhe kam kërkuar falje. Është me shtrenjtë shoqëria për mua sesa një mesazh që jep Juli. Mesazhi yt në fund ishte i tmerrshëm, ishte hakmarrje. Më vjen keq që e ktheni shoqërinë tonë në debat dhe nuk e vlerësoni

Graciano: Nuk mendoj se keni pasur ndonjëherë shoqëri të vërtetë

Roza: A e përdore miqësinë për lojë

Arbër: Ndonjëherë mjafton një moment për të reflektuar. I pash të dy të përfshirë emocionalisht. Besoj te ai reflektim te dy palët. Jam prirur ta besoj, uroj të mos ketë më kriza. Pjesa tjetër e banorëve, nga kjo marrëdhënie, Juli sheh rrezik nga një bashkim i dy shokëve. Heidi, është pak e vështirë për të, por për hir të marrëdhënies që ka, mbase mund të gjejnë vullnet. Ndoshta mund të rritet miqësia dhe dobësohet romanca brenda lojës. Jam i prirur ta besoj. Janë po këta dy djem që do na tregojnë sa të sinqertë ishin.

Romeo: Fajet nuk i ka pasur vetëm ky djali, por edhe unë. Në momentin që unë dhe Meritoni pajtohemi se na e ndjeu zemra, më bën çudi mënyra sesi këta e komentojnë këtë video. Unë si lojtar e shoh rrezik, por si njeri i them bravo.

You may also like