Pajtohen Meritoni dhe Romeo, përqafohen dhe i kërkojnë falje njëri-tjetrit

by editor

Ditën e sotme duke realizuar emisionin e “TAR” Meritoni dhe Romeo të gjendur vetëm të dy duket se kanë reflektuar.

Advertisements

Ata kanë treguar se e kanë tepruar të dy dhe i kan? kërkuar falje njëri-tjetrit. Më tej ata janë ngritur e përqafuar duke treguar se kanë lenë hatërmbetjet.

Advertisements

Rikujtojmë se Meritoni dhe Romeo kanë qenë miq por brenda shtëpisë patën probleme të cilat kaluan në debate.

Meritoni: Ta përdorim për mirë, të jemi te qetë kur kemi bashkëbisedim e të mos mendojmë se tjetri e ka në mënyrë tendencioze.

Romeo pajtohet që brenda shtëpisë kanë reaguar ndryshe, duke marrë zjarr për një fjalë goje.

Meritoni: Të kërkoj ndjesë se ndoshta në momente të caktuara janë tejkaluar gjërat…

Romeo: E kemi tepruar dhe mendoj se kemi gabuar të dy… Por, këto janë situata që ndodhin në shtëpi e do të më vij keq që do t’i shoh kur të dal jashtë. Nga gabimet duhet të mësojmë të jemi të kujdesshëm e të kërkojmë falje. Por, presioni këtu brenda është shumë i lartë. Për shkak të tij, fjalën e fundit e thua të parën. Gjithmonë duhet të fitojë dashamirësia e jo loja ndaj njëri-tjetrit.

Të mendojmë për të ardhmen se çfarë ka ndodhur, ka ndodhur… nuk e ndryshojmë dot.

You may also like