“Pak arsye personale dhe shëndetësore”, dyshja e moderatorëve njoftojnë largimin nga emisioni: Para se të filloj të qaj…(Video)

by editor

Erjona Rusi dhe Arjon Muça nuk do të prezantojnë më emisionin “Shqipëria Live” dhe largimin e kanë njoftuar ata vetë, në puntatën e fundit të këtij formati.

Advertisements

“Falënderimi i takon publikut. Natyrisht nuk është për klishe, por kemi një falënderim të jashtëzakonshëm për drejtuesit e këtij televizioni, për mbështetjen e pakursyer për të punuar në një ambient fantastik dhe për t’u ndjerë vetvetja çdo ditë, mbi të gjitha, edhe profesionalisht,” tha Rusi.

Advertisements

Ndërkohë, edhe Arjoni ka bërë falënderimet e tij për bashkëpunimin prej gati dy vitesh me kolegen Erjona Rusi.

“Ka qenë një rritje e jashtëzakonshme për mua fakti që të punoja me një gazetare profesioniste si ty”, shtoi Muça.
Kolegia e tij, nuk i kurseu publikisht vlerësimet për të si nga ana profesionale, por edhe si individ.

“Ka qenë kënaqësi shumë e madhe dhe jo për të thënë 100 herë faleminderit dhe jo se e kam këtu në krah, por këto dy vite kanë qenë fantastike me ty Arjon Muça. Ndodh rrallë që të gjesh një njeri të jashtëzakonshëm në punë, por edhe të jashtëzakonshëm si njeri.
Ndërkohë, që duket se ata kanë ikur nga “Shqipëria Live”, por jo nga Top Channel.

Advertisements

“Mbyllim “Shqipëria Live”, por do shihemi në aventura të reja!” tha Arjoni, teksa Erjona shtoi: “Patjetër, këtu do jemi në shtator, nuk do ju ndahemi. Thjesht s’do jemi në këtë stol.”

You may also like