Pak para tragjedisë që u mori jetën, ja momentet e fundit të anëtarëve të grupit DNK (Video)

Mediat fqinje të Maqedonisë së Veriut kanë publikuar video nga momentet pak para tragjedisë së Koçanit, ku një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një lokal nate në orët e para të mëngjesit i mori jetën 59 të rinjve ndërkohë që rreth 150 rezultojnë të lënduar.

Advertisements

Në mesin e viktimave janë edhe anëtarët e grupit muzikor DNK. Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov janë në mesin e personave që vdiqën bë tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan. Kjo është video e tyre e fundit, pak para tragjedisë.

Advertisements

Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarrët rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.