Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, e cila humbi jetën në Tiranë në një banesë të marrë me qira, kanë marrë një drejtim të papritur.
Advertisements
Pas kërkesës së Shqipërisë për të informuar prindërit e të ndjerës, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë dyshime se Fati Alwan, një burrë 49-vjeçar, mund të jetë babai i Rayyan, i cili është tani i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Advertisements
Fati dhe viktima ishin prezantuar si turistë dhe kishin thënë se ishin partnerë.
Dyshimet kanë ngritur shqetësime pasi të dy kanë hyrë në Shqipëri me dokumente greke përmes aeroportit të Rinasit. Fati dhe Rayyan kishin mbërritur në Shqipëri disa ditë përpara ngjarjes tragjike, dhe u zbulua se Fati u largua nga Shqipëria katër ditë pas mbërritjes, më 22 shkurt, duke udhëtuar fillimisht drejt Athinës dhe më pas drejt Amsterdamit, ku janë humbur gjurmët e tij.
Viktima, Rayyan, u gjet e pajetë nga pronarja e banesës që kishte vërejtur mungesën e lëvizjeve në objektin që kishte dhënë me qira.
Ajo ishte masakruar me thikë dhe, nga hetimet dhe kamerat e sigurisë, u zbulua se Fati kishte ikur herët në mëngjes të 22 shkurtit, duke lënë pas të vdekur vajzën e tij.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të ndjekur gjurmët e autorit.