PAMJE/ Në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë, Monika Kryemadhi në pritje të vendimit në korridorin e gjykatës

by editor

Monika Kryemadhi është filmuar në korridorin e GJKKO-së, teksa është në pritje të vendimit të togave të zeza për rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj saj, ish-presidentit Ilir Meta, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Advertisements

Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30. Burime bëjnë me dije se rreth orës 18:00, gjykatësit do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.

Advertisements

SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:

-Arrest me burg për Ilir Metën

-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

-Detyrim paraqitje për Ema Çokun

-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon

You may also like