Pamje të reja tregojnë se si digjet objekti i përdorur si diskotekë në Koçan, ndërsa njerëzit përpiqen ta shpëtojnë veten

Pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu diskotekën e improvizuar “Pulse” që gjendet në një ish-depo tapetësh në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar nga Radio Koçani.

Advertisements

Aty shihet se objekti po digjej dhe njerëzit përpiqeshin ta shpëtonin veten, ndërsa në vendngjarje kishte mbërritur automjeti i parë i zjarrfikësve.

Advertisements

Sloboden Peçat shkruan se sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, zjarri ka nisur kur mjetet piroteknike, janë ndezur pranë skenës gjatë një performance të grupit ADN. Në një moment tavani ka marrë flakë. Materiali i
tavanit raportohet se ishte “shumë i ndezshëm”.

Kjo, siç shkruajnë mediat maqedonase, e shndërroi objektin në hi në vetëm pak minuta dhe shumë nga njerëzit brenda nuk arritën të shpëtonin.

Sipas informacioneve të fundit, nga zjarri katastrofik kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 janë lënduar. 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike, thanë autoritetet shëndetësore.

Qeveria maqedonase pritet ta mbajë një mbledhje urgjente për të shpallur shtatë ditë zie në vend për shkak të tragjedisë.