Pamje të rënda/ Nis sherri mes të rinjve në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy shtetas, ende të paidentifikuar janë konfliktuar për motive të paditura dhe janë dëmtuar rëndë.

Advertisements

Në media janë publikuar pamjet e njërit prej të plagosurve, i cili rrinte i ulur në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Advertisements

Për rastin ka reaguar dhe policia, e cila deklaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak: Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.