Pamjet dramatike nga Greqia/ Shkon në 15 numri i viktimave nga përmbytjet

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Numri i vdekjeve të konfirmuara si pasojë e motit të keq ka shkuar në 15, pasi trupat e 4 personave të konsideruar më parë të zhdukur u gjetën të dielën, thanë autoritetet.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, tre prej trupave u gjetën në fshatra pranë qytetit të Karditsa në Thesalinë perëndimore.

Advertisements

 

Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre, si dhe një 58-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes dy fshatrave.

Roja bregdetare tha të dielën se trupi i një 42-vjeçari, i zhdukur që nga e marta, u gjet duke lundruar në det pranë qytetit të Volos.

Ai u pa për herë të fundit në makinën e tij në pamundësi për ta kontrolluar atë në ujërat e furishëm.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë bëri të ditur se që nga përmbytjet që goditën Greqinë qendrore të martën, ka evakuuar rreth 3,500 njerëz – dhe se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

 

Intensiteti i përmbytjeve duket se ka rënë, megjithëse niveli i lumit Pineios po rritet. Roja bregdetare theksoi se shpëtoi 335 persona të bllokuar në gadishullin e Pelionit midis të enjtes dhe të shtunës.

 

https://twitter.com/TheNewsTrending/status/1699810940298903937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699810940298903937%7Ctwgr%5E695a976ba1db00ac963a1fb87193b2e1098ee25b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Frajoni%2Fpamjet-dramatike-nga-greqia-shkon-ne-15-numri-i-ve-nga-permbytjet-i1108469