Vox News sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, por që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.
Advertisements
Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se dy vajza kanë “fërkuar” makinat luksoze që drejtonin dhe për pasojë, siç shihet dhe në foto, automjetit tip “Audi” i është thyer pasqyra.
Advertisements
Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq dhe në vend që të njoftonin policinë, kanë thirrur në telefon shokët e tyre. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.