Pamjet e ‘përleshjes’ shqetësojnë fansat, çfarë po ndodh mes Eglin dhe Gjestin

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Advertisements

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

Advertisements

Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit.

Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku.