Janë publikuar pamje nga momenti kur shefi i qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka dhe ai i sektorit të aksidenteve Sokol Novaku, kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës pas komunikimit të urdhër-arrestit.
Advertisements
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shkuar të ekzekutojnë urdhrin e arrestit për Roven Zekën.
Advertisements
Ky i fundit nuk ka pranuar një vendim të tillë dhe ka tentuar të arratiset me vrap. Në këtë moment, Zeka është ndaluar nga agjentët e AMP.
SPAK lëshoi urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka, Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni, se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
Raportohet se Edison Tabaku është arrestuar prej ditës së djeshme.