Një shkëndijë elektrike dhe tymrat e çliruar në një nga shkollat 9-vjeçare të Durrësit alarmuan nxënësit dhe stafin pedagogjik këtë mëngjes.
Advertisements
Nxënës e mësues kanë dalë jashtë objektit arsimor, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë.
Advertisements
Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.
Paraprakisht, burime nga shërbimi zjarrfikës i Durrësit bëjnë me dije se ka qenë një shkëndijë elektrike në një nga ndriçuesit në katin e parë të shkollës, një neon, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe aktualisht kanë vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.