Panik në Nju Jork/ Gruaja d*gjet për së gjalli në metro, autori u afrua dhe i vuri flakën rrobave më pas…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në stacionin e metrosë në Brooklyn të Nju Jorkut, ku një grua u dogj për së gjalli brenda vagonit të metrosë që kishte ndaluar në stacion.

Advertisements

Siç raportojnë mediat e huaja një burrë i vuri zjarrin me çakmak rrobave të një gruaje në stacionin e metrosë. Për fat te keq ajo ndërroi jetë.

Advertisements

Shefja e policisë Jessica Tice e përshkroi incidentin që ndodhi të dielën (22/12) si “një nga krimet më të tmerrshme që një person mund të kryejë kundër një personi tjetër.”

Viktima ndërroi jetë në vendngjarje, tha shefja e policisë, duke shtuar se i autori i dyshuar u arrestua pak çaste pas ngjarjes.

Dëshmitë e deritanishme tregojnë se viktima nuk njihej me autori. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e viktimës dhe motivin e sulmit.