Paniku i shtuar te qytetarët në lidhje me përhapjen e virusit HMPV, mjeku specialist: Ja përse është ngritur alarmi

Dr. Leidon Shapo, mjek dhe specialist i shëndetit publik në Londër tha përmes një interviste televizive, se nuk ka vend për panik të shtuar në lidhje me përhapjen e virusit HMPV.

Advertisements

Sipas Shapos alarmi vjen nga fakti i mosndarjes së informacionit nga linja kineze. Më tej Shapo tha se është stina e dimrit dhe viruset vijnë vërdallë.

Advertisements

“Nuk ka vend për panik, ka vend për informacion që duhet të jetë i përditësuar. Nuk ka nevojë për mediatizim të skajshëm. Panoramika nuk është e plotë dhe ka premisa për infodemi.

Shqetësimi nuk na vjen nga fakti se po na preken fëmijët nga 1-5 vjeç, e dimë, e dimë ku synon ky virus nuk është i vetmi. Fëmijët nën 14-vjeç preken gjithashtu. Më shumë shkojnë në spital 1-5 vjeç, pika spitalor është aty tek viti i dytë dhe personat mbi 65 vjeç dhe ata me probleme të imunitetit janë të gjithë në rrezik. Shqetësuese për mua nuk është fakti i numrave të larta, as në Kinë, apo gjetkë.

Nuk po ndodh vetëm në Kinë. Është stina e dimrit të gjithë viruset vijnë vërdallë.

Alarmi për mua vjen nga fakti i mosndarjes së informacionit nga linja kineze. Mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Nuk po them që bëhet fjalë për diçka tjetër por, mund të them fare mirë që numrat e mëdhenj aty, por dhe në Britaninë e Madhe, për mua është e rëndësishëm të kuptohet se me çfarë kemi të bëjmë.”