Të thuash që Matheus Nunes, me origjinë braziliane, ka pasur një rritje të shpejtë në radhët e futbollit do të ishte një nënvlerësim. Pas një kohe të shkurtër me Wolves, Nunes nënshkroi me Manchester City për 65 milionë euro. Një lëvizje përforcuese e Pep Guardiolës, teksa të tijtë kërkojnë ta mbrojnë titullin e Premier League për herë të tretë.
Advertisements
Është e lehtë të argumentohet se karriera e futbollistit 25-vjeçar, me siguri mund të bëhet më e mirë te “qytetarët”. Nunes është tashmë pjesë e një skuadre që dominoi futbollin në të gjitha frontet, sezonin e kaluar, pasi fitoi tripletën e famshme, që përfshinte Premier League, Champions League dhe “FA Cup”
Advertisements
A do ta kishte menduar ndonjëherë Nunes se do të luante me Manchester City? Nëse do t’ia bënit këtë pyetje katër vite më parë, përgjigjja e tij ka të ngjarë të ishte “jo”.
Siç citohet në “Sunsport”, katër vite më parë, mesfushori iu dhuronte buzëqeshje banorëve pranë Lisbonës përmes një furre buke (pastiçeri), ku punonte. Më tej në kohë, Nunes e jetoi në Brazil fëmijërinë e tij, por u desh të transferohej në Portugali me nënën dhe njerkun, kur ishte 13 vjeç.
Veçanërisht, ai u rrit në favela Campo Grande, ku e admiroi shumë legjendën braziliane, Ronaldinho. Meqenëse babai biologjik nuk ishte pjesë e jetës së tij, duhej të rritej nga nëna, Catia, e cila bëri çmos për t’i dhënë një jetesë të denjë.
Ai i tha një herë gazetës portugeze “Record” në të kaluarën: “Ndonjëherë nuk kishim asgjë për të ngrënë…, edhe pse nëna ime nuk pushoi së punuari. Ajo është një luftëtare, që ma ka rrënjosur dashurinë për futbollin. Me të kam marrë prekjet e mia të para. Nëse nuk kishim këpucë sporti, unë dhe vëllai luanim me çorape”.
Në lidhje me furrën e bukës, Nunes zbuloi se punoi atje për disa muaj, pasi ishte një biznes familjar: “Unë punoja atje paradite, sepse ndeshjet dhe stërvitjet e bëja pasdite. Qëndrojë në furrë pesë, ndonjëherë gjashtë orë në këmbë, ndaj të stërvitesha më pas nuk ishte e lehtë”.
Nunes punoi në një furrë buke, ndërsa zotëronte artin e tij të futbollit në të njëjtën kohë. Përfundimisht iu bashkua Ericeirenses, një klub në ligat më të ulëta të Portugalisë. Ai u dallua shpejt nga skautët dhe përfundimisht u mor nga Estoril, i cili e aktivizoi me ekipin U-23.