Parakalimi i gabuar shkaktoi përplasjen e trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur (Dinamika)

by editor

Një parakalim i gabuar solli përplasjen e tre automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Advertisements

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona mbetën të plagosur. Ndërkohë një person mbeti i bllokuar dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për gati 60 minuta. Ndihma e parë mjekësore iu dha teksa ndodhej në makinë, drejtuesit Hajrit Kalaj, banues në Lezhë, ndërsa të plagosurit e tjerë morën trajtim mjekësor në urgjencën e spitalit.

Ndërsa automjeti që drejtohej nga Shkelzen Elezi, përfundoi jashtë rruge në një kanal, ndërsa Hajrit Kalaj mbeti i bllokuar si pasojë e dëmtimeve që mori mjeti.

Advertisements

Nga hetimet paraprake dyshohet se automjeti që drejtohej nga Elezi po lëvizte në drejtim të Shkodrës dhe në tentativë për të parakaluar është përplasur “kokë më kokë” me mjetin që drejtohet nga Kalaj./abcnews.al/

You may also like