“El Nino është një gjendje termike ka ndikim dhe pasoja të mëvonshme, nuk është një stuhi apo ciklon që lëviz, po ndodh në Paqësor dhe po vjen drejt nesh. El Ninon, në momentin që do e kemi këtë fenomen, që është prezent tashmë, ai është një herë në 4 apo 5 vite, ne na presin vite të nxehta që do të thotë 2024-2025 do jenë vite të nxehta, flasim për temperatura mesatare vjetore, do kemi shtim të fenomeneve ekstreme.
Advertisements
Kalimi i një fenomeni ekstrem në një tjetër si kundër i kemi përjetuar, pra nga një ditë shumë e nxehtë, në një ditë me stuhi tropikale. Shtimi i këtyre në numër, por kanë edhe një shkallë agresiviteti më të lartë. Pra tashmë është thyer edhe rekordi i 2016 ku temperatura mesatare globale 16.9 i shënuar është shtyrë në datën 3 korrik me 17.1 gradë e cilësuar si dita më e nxehtë në rang global deri më tani. Megjithatë meqë ky do jetë prezent, të paktën një periudhë të gjatë ne presim që të kemi akoma temperatura më të larta.
Advertisements
Aktualisht jemi me një verë tipike të korrikut dhe tipike shqiptare.
Ende nuk i kemi pasojat e ndikimit të El Ninjos, kemi një fundjavë me temperaturat 34-35 gradë celsius, ndonjë zonë shumë e izoluar 36 gradë, një fundjavë me diell. Java tjetër do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave për shkak se do të kemi goditje nga valët e të nxehtit afrikan përkatësisht në pellgun e Mesdheut edhe pse Shqipëria në periferi do të shënojë edhe 37-38 gradë. Me pak fjalë korriku do të jetë ditë të nxehta, shoqëruar me ditë shumë të nxehta”, shprehet sinoptikania.
Advertisements
Porja shprehet se vera sapo ka nisur dhe nuk do mungojnë as temperaturat 40 gradë. Sipas Saj muaji i verës do ketë shtyrje edhe gjatë stinës së vjeshtës, ku shtatori dhe tetori do ketë temperatura më të larta sesa normalja.
“Pa diskutim që ne presime dhe vlera 40 gradë. Ne sapo kemi startuar dhe sapo kemi hyrë në verë dhe do kemi përveç temperaturave të larta, një spostim të verës drejt stinës së vjeshtës. Shtatori dhe tetori do ketë ditë plot me diell dhe me temperatura më të larta sesa duhet të jenë. Vera do të zgjatet, dimri do të cungohet, këto janë pasojat e El Ninos, ku dimri nga Dhjetori, Janari, Shkurti do të cungohet dhe vetëm një muaj ose një muaj e gjysmë dhe më pas do të kemi më shumë muaj me temperatura mbi mesataren sesa muaj tipik të dimrit”, ka thënë Porja.