Mërkuri më në fund po del nga prapavija. Ky është lajmi i parë me të cilin Meri Shehu çel parashikimin e përjavshëm për shenjat e horoskopit në programin “Rudina”. Kjo do të jetë një mundësi për biseda më të hapura dhe këndvështrime më të qarta.
Advertisements
Por Afërdita paraqet ende sfida për shenjat për shkak të lidhjes me Saturnin. Ndikimi i Afërditës dhe Mërkurit do të ndihet më shumë te shenjat e ndryshueshme si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.
Advertisements
Meri Shehu: Kemi një lajm të mirë të paktën, ta dinë të gjithë, që në datën 9 kthehet Mërkuri në rrugë të drejtë. Ai kthehet që nesër, por sa të marrë atë drejtimin e vet, kështu që në datën 9 fillon dhe jep. E kemi pasur të kundërt, çfarë nuk kemi dëgjuar, aksidente, problematika me shëndetin, me sëmundjet, me pulat, çfarë s’kemi dëgjuar që na kanë interesuar drejt për së drejti. S’është vetëm faji i Mërkurit, por kur gjen terren i tregon, zmadhon ose nxjerr problematikat. Mërkuri i kundërt në shenjën e Peshqve kthehet i drejtë kështu që në datën 9 shenjat Peshk, Binjak, Shigjetar dhe Virgjëreshë do të fillojnë të çlirohen. Të gjitha këto shenja që kanë pasur prolematika shëndetësore, me komunikimin, mjetet e transportit, lehtësohet dhe marrin drejtim më të mirë në jetën e tyre. Afërdita këtë javë, sidomos sot, bën një takim me Saturnin në shenjën e Peshqve dhe na kushtëzon ose na vë përballë një presioni ekonomik ose shpirtëror kështu që do të shikojmë interesin tonë para se t‘i jepemi dashurisë, një dëshire për investim apo për të bërë një të mirë sepse Saturni do të thotë prit, ka disa rregulla, kushte, interesa kështu që shumë njerëz do të vihen përballë një muri për realizimin e disa objektivave. Vendimet që do të merren në këtë periudhë do të jenë afatgjata. Përsëri do të favorizohen Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët.
Javën e ardhshme do të ndodhë hëna e plotë rozë në Peshore që do të ndryshojë jetën e shenjave kardinale.
Meri Shehu: Këtë javë kemi një parapërgatitje për hënën rozë në shenjën e Peshores në datën 13. Do të vihemi përballë një hëne të plotë rozë shumë të bukur në shenjë kardinale që prek Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët, do të ndryshojë jeta e tyre dhe do të marrin disa iniciativa në këtë periudhë.
Dashi – 2 yje
Takimi i Afërditës me Saturnin i kushtëzon në çështje pune dhe ekonomike. Një takim i fshehtë në jetën personale mund të jetë i kushtëzuar nga shumë problematika. Nuk do ta ndiejnë veten kaq të lirë në marrjen e vendimeve ose në fushën e veprimit. Kujdes me kreditimet, takimet e fshehta sepse mund të ezaurohen në një famë jo të mirë për ta.
Demi – 1 yll
Ka një takim ose një lajm të çuditshëm që zhvillohet sot, do të ndikojë gjatë gjithë javës dhe që i paraprin hënës së plotë në Peshore që ka të bëjë me punën dhe shëndetin. Ky lajm është një takim me dikë që e vë përpara një përgjegjësie ndaj gabimeve që mund të kenë bërë në të kaluarën në një shoqëri apo premtime që kanë dhënë dhe s’i kanë mbajtur ose s’janë sjellë siç duhet. Ngelen vetëm ose pa një mbështetje që iu duhet në shansin ekonomik apo shoqëror. Demët e duan pak mbështetjen, por në këtë moment bëhet e vakët.
Binjakët – 3 yje
Dje ishin shumë mirë sepse dielli ishte lidhur shumë bukur me Jupiterin në shenjën e tyre, duket sikur ai ka ngelur pak vetëm, por dje një lajm ose një energji pozitive e kanë marrë. Presin javën tjetër që të kompletohen me hënën e plotë në Peshore ose të marrin disa perspektiva të rëndësishme. Këtë javë do të shohim që do të merren me çështje karriere. Çlirohen në një pengesë ligjore apo lidhur me punën a diçka të mbetur pezull. Një takim i rëndësishëm mund të bëhet sot për të hapur burimet e bllokuara në lidhje me karrierën.
Gaforrja – 3 yje
Në datën 9 çlirohen në sferën ligjore, të udhëtimeve, kontakteve dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre. Kjo rrugë do të jetë më shumë në komunikimet me jashtë, krijimtari ose sfera ligjore ku kanë qenë të bllokuar dhe kjo gjë fillon të hapet. Nga ana personale, sikur merret një vendim pozitiv.
Luani – 3 yje
Presin sot një zgjidhje të rëndësishme për një pengesë, kusht të madh ekonomik. Sot është dita finale që vendoset çfarë do të bëhet. Meqë Saturni është rregullator, shumë gjëra mund të shkojnë për mirë por duhet të kenë kujdes seepse ndonjëherë bëhet më i ashpër sesa duhet dhe kur Luanët nuk e marrin seriozisht, mund të hasin një pengesë që nuk e paramendonin në çështjet ekonomiko-ligjore. Duhet të presin javën tjetër që të çlirohen psikologjikisht.
Virgjëresha – 2 yje
Kanë pasur Mërkurin e kundërt përballë shenjës së tyre dhe ka pasur shumë problematika në lidhje me të tjerët, pengesa në udhëtime e kontakte, nervozizëm, krijoi një situatë që s’ndiheshin të gjatë kështu që marrëveshjet dhe diskutimet s’kanë qenë të mira, si edhe në martesa janë shtuar problemet. Çlirohen pas datës 9, por duhet pasur kujdes fillimisht sepse mund të marrin hov më të madh.
Peshorja – 5 yje
Çlirohen në jetën e përditshme, sidomos në lidhje me punën dhe lidhjet e bukura të Afërditës me Saturnin u japin ndryshime të mira ose avancojnë. 5 yjet janë pararojë e jajvës që vjen sepse hëna e plotë në shenjën e tyre është një sinjal i bukur, i çliron nga shumë komplekse e pengesa. Do të marrin një dritë jeshile në shumë gjëra që duan të bëjnë në jetën personale.
Akrepi – 3 yje
Me çlirimin e Mërkurit nga shenja e Peshqve, çlirohen nga ana erotike. Lëvizin në mënyrë të fshehtë kështu që mund të kenë gjetur lëvizjen e gabuar, personin apo është rikthyer jo i duhuri.
Shigjetari – 4 yje
Rregullojnë më në fund një problematikë familjare, ndihmojnë dikë të afërt ose rregullojnë një çështje pronësie që i kishte futur në kontradikta. Në çift ka pasur kontradikta dhe besoj që nga sot e nesër marrin disa vendime të mira dhe sikur i ekuilibrojnë këto situata. Do të çlirohen më tej dhe mund të avancojnë me diskutime e projekte. Parapërgatitja e hënës së plotë në Peshore do të jetë lajm shumë i mirë për ta, shoqëri, udhëtime, kontakte sepse dashurinë e kanë në rrethin familjar.
Bricjapi – 3 yje
Një mik, një shok, një premtim që e prisnin u rikthehet, kanë marrë mësim dhe do të sillen siç duhet me mundësitë që do t’u vijnë. Vjen një shans nga e kaluara që këta janë sjellë keq në një marrëdhënie personale, punë të ngushtë ose ambient familjar dhe pas datës 9 rregullohet kjo e keqe dhe shtrojnë rrugën më së miri.
Ujori – 4 yje
Parapërgatiten për një lajm shumë të madh ekonomik, çlirohet Mërkuri i kundërt në Peshk që ka të bëjë me ekonominë. Disa Ujorë kanë pasur pengesa dhe pas datës 9 i pret një erotizëm i madh.
Peshqit – 3 yje
Sot ndodh një takim shumë i rëndësishëm mes Afërditës në shenjën e tyre me Saturnin. Është takim fatlum dhe i kushtëzuar sepse do t’i vërë disa kushte një marrëdhënieje, një situate, një oferte ose duhen bërë biseda shumë serioze. Nëse nuk e durojnë, nuk do t’i marrin dot as këto 3 yje, por në të kundërt nëse besojnë te kushtet, jetëgjatësia e një marrëdhënieje do të arrijnë një kontratë të mirë.