Parashikimi i motit, 19 Prill, kthjellime dhe vranësira të lehta

Ditën e sotme në vendin tonë, orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten në zonat malore.

Advertisements

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi, kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.