Parashikimi i motit, 20 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime, përjashtuar ekstremin verilindor-juglindor, ku priten vranësira të dendura.

Advertisements

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.