Moti në vendin tonë, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Advertisements
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë, ku do të dominojë konkretisht në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen në zonat malore.
Advertisements
Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë, si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë