Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në vazhdim të javës

by editor

Edhe një javë po kalon mjaft e nxehtë verore. Temperaturat në territoret tona po kulmojnë mbi 30 gradë Celsius edhe pse jemi në fillim të stinës së vjeshtës.

Advertisements

Masat mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore dhe Mesdheu do të jenë prezente në territoret tona edhe për shumë ditë. Madje, temperaturat pritet të shënojnë rritje të mëtutjeshme pas frontit krejtësisht të dobët të së martës mbrëma dhe mëngjesit të hershëm të së mërkurës.

Advertisements

Fronti që solli stuhi të forta me breshër në shtetet fqinje veriore dhe veriperëndimore në Kosovë solli vetëm fllad kalimtar, ndërsa rrebeshe lokale pati vetëm në veri dhe verilindje Republikës së Kosovës. Në viset tjera pati rrebeshe krejtësisht të izoluara.

Megjithatë ky front do të ulë temperaturat për ditën e mërkurë sidomos në viset kontinentale të territoreve tona. Ulja e temperaturave do të jetë kryesisht e lehtë.

Temperaturat do të rriten menjëherë nga e enjta dhe përsëri pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Edhe pse do të kemi mot krejtësisht veror dhe shumë të nxehtë për këtë periudhë kohore, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira e herëpashershme dhe rrebeshet e izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e izoluara ndodhin vetëm në disa rajone, prandaj shumë rajone nuk priten reshje.

Temperaturat e larta pritet të kulmojnë për fundjavë, ndërsa të dielën një ciklon më në fund formohet në Gjirin e Gjenovës në Italinë veriore. Ky ciklon mund të shkaktojë destabilizim të fortë të motit në Shqipëri dhe Kosovë dhe ulj paksa më të theksuara të temperaturave.

Deri të dielën na pret mot shumë i nxehtë dhe me reshje e rrebeshe sporadike lokale. Të dielen mundësi për ndryshim substancial të motit. Në do të përcjellim evoluimin e sinoptikes dhe do tju njoftojmë më kohë në postimet tona të përditshme.

You may also like