Në vendin tonë, pritet një tërheqje e lehtë e valës të nxehtë afrikane, duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit.
Advertisements
Megjithatë, orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, por pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më më madhe të territorit, ku në intervalin kohor 15:00 deri në orën 19:30, do të gjenerojnë rrebeshe shiu kryesisht në zonat verilindore-juglindore.
Advertisements
Parashikohet që orët e vona të natës, të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Pukës deri në 39 – 40°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Advertisements
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.