Parashikimi i motit për datën 3 qershor 2023

by editor

Ditën e Shtunë vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi.

Advertisements

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Advertisements

You may also like