Parashikimi i motit për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

by editor

Moti në vendin tonë, do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme më origjinë perëndimore, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Advertisements

Parashikohet që orët e pasdites, të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Advertisements

Ky stabilitet i atmospheres, do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por do të mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës, deri në 17°C temperatura maksimale pritet në qytetin e Durrësit.

Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë e lehtë dhe mesatare më shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë

You may also like