Parashikimi i motit për sot, rikthehen reshjet e shiut

Do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në zonat Juglindore duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme.

Advertisements

Parashikohet që edhe nata të vijojë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 29°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.