Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe kthjellime

by editor

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Advertisements

Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura, si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites.

Advertisements

Vranësirat në orët e para të ditës, do të pasohen me reshje të dobëta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 17°C

në zonat e ulëta -3 deri 21°C

në zonat bregdetare 0 deri 21°C

You may also like