Parashikimi i motit, temperatura deri në 25 gradë

by editor

Ditën e sotme në vendin tonë, aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore, do të bëjë që territori shqiptar edhe për këtë javë, të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare. Era për pjesën më të madhe të ditëve, do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s.

Advertisements

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina, do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

Advertisements

You may also like