Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ditë pas dite ka ndarë foto me artisten e njohur Parashqevi Simaku që nga “rikthimi” i saj, ka treguar sot në Instastory një takim të shumëpritur për këngëtaren.
Advertisements
Parashqevi Simaku ka takuar sot djalin e saj, Luke. Prej më shumë se 10 vite, besohet se Simaku nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka patur kurrë kontakt me djalin e saj që kur u nda nga bashkëshorti.
Advertisements
Artistja shumë e dashur për shqiptarët shfaqet pranë djalit të saj, duke e përqafuar dhe puthur. Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.
“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo. Teksa Iliriani e pyet djalin si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!
Jeta e këngëtares Parashqevi Simaku, prej disa javësh ka marrë një tjetër rrjedhë. E braktisur prej vitesh në New York, Simaku ka kaluar një jetë të vështirë, por me rikthimin e saj në vëmendje, duket se Parashqevia do të rikthehet në jetën e saj publike. Aktualisht Parashqevia është e akomoduar në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës.