Një operacion është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit për ekzekutimin e 15 urdhër arresteve të lëshuara nga Anti-Mafia në Itali. Operacioni, me epiqendër në Bari, është duke u zhvilluar ndaj një organizate kriminale e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës. Bëhet fjalë për një sistem të mire strukturuar të importit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Advertisements
Të dyshuarit menaxhonin transportin e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës përmes rrugëve detare, duke përdorur mjete te sofistikuara për t’iu shmangur kontrolleve. Më pas droga shpërndahej në rajone të ndryshme italiane. Gjatë operacionit u zbulua edhe një rrjet pastrimi parash, i cili përdorte si mbulesë veprimtari tregtare.
Advertisements
Për këtë operacion mësohet se kanë bashkëpunuar edhe autoritetet shqiptare ndërkohë që detaje pritet të bëhen publike në orët në vijim.