“Bleu parket te `Delta Home` u bë gropë brenda dy javësh, qytetarja nxjerr fotot

by editor

“Parketi i blerë tek `Delta Home` u bë gropë brenda dy javësh, qytetarja nxjerr fotot
Qytetarët ankohen javët e fundit dhe muajt e fundit për produktet që kanë blerë tek kompania Delta në Tiranë.

Në seksionin e posacëm të Google ku qytetarët shkruajnë përshtypjet e tyre për shërbimin dhe produktet që kanë zgjedhur, qytetarët ankohen për cilësinë e artikujve dhe për shërbimin.“Cilesi SKANDALOZE! Qendrojini larg ketij dyqani te degjeneruar! Hajduta! Parketi i sapo blere nga me “cilesori” sipas tyre eshte bere per tu nderruar mbas 2 javesh jetese ne shtepi!

Advertisements

Kemi jetuar ne shtepi qe kane parkete prej 20 vitesh dhe kurre skane pesuar demtim nga jetesa normale! E tmerrshme eshte pak te thuash!
Pervec ketij problemi, gjithcka te blere ketu duhet ta kontrolloni mire pasi mungojne produkte neper kutite qe shesin! Mu desh te riblija dy pjese te dushit qe mungonin te cilat ishin goxha te

kushtueshme…Hajduta eshte pak tu thuash ketyre monstrave! Duhet te kisha lexuar revieë me heret!”, shkruan Dina X, tri jave me pare.

Ajo ka publikuar edhe fotografitë e produktit, parket, dhe shenjat e dëmtimit të tij.

Advertisements

Një muaj më parë, Besiana është ankuar për pllakat:

Kam mare pllakat dhe hidrosanitret ketu dhe nuk do ja sygjeroja asnjerit.
Nuk jane fare profesionist pasi mbasi ke humbur gjith kohen duke porositur dua kete dua ate ne fund kur do paguanim filluan te nxirnin gjera qe jo kete se kemi jo as kete.
THJESHT HUMBJE KOHE
Trasporti te cilin e paguam ekstra dhe qe kane per detyre ti zbresin nga makina AS NGA MAKINA nuk i zbrisnin per ti vene poshte pallatit.
Madje as nuk i kishin mbuluar me dicka pasi ishte dite me shi dhe pllakat mund ti merje nje nga nje pasi cdo gje ishte e lagur.
KINI KUJDES SEPSE GJITHMONE DUAN TE PERFITOJNE NGA SITUATAT
Do vendosja 0 por ska mundesi ta besh.

Advertisements

Ndërkohë, shtetasi G.Z, 11 muaj më parë shkruan:

Eksperience shume e keqe me blerjet e mia. Zakonisht nuk më pëlqen të bëj revieë të keqe per inat, por kjo ishte e vetmja mënyrë qe mund të shprehja pakenaqesite e mia.

Pasi bleva me kerkese se firmes se ndertimit para 8 muajsh te gjithe pllakat e parketin tek Delta. Kompania e ndertimit na i shtroi pllakat e parketin me vonese dhe tani Delta thote qe ka kaluar shumë kohë dhe nuk mund te na i ktheje me.

Kjo pasi na kishin shitur nga 10% sasi pllakash e parketi me shumë me premtimin se do mund ti kthenim. Nese ndonjëherë do bleni pllaka te këta kujdes, duhet ti shtroni brenda dy javësh per ti kthyer ndryshe kalon koha dhe nuk i kthejne me. Kete gje nuk ta thone ne fillim, ta thone kur ti shkon e i kthen.

Gjithashtu me kanë sjellë nje pllake me defekt dhe prapë se prapë as nuk e morën parasysh.

Ai ka lënë ede një foto në përshtypjen e tij:

You may also like