Ish-kreu i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe ish-drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Durrësit, Ardian Çela ka dalë pas rreth 2 orë e 30 minuta nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK).
Advertisements
I pyetur nga gazetarët mbi arsyet e thirrjes në SPAK, Çela nuk dha përgjigje se për cilën dosje është marrë në pyetje nga oficerët e BKH-së.
Advertisements
Gazetari: Përse jeni thirrur në SPAK z. Çela?
Çela: Jo për ashtu që mendon ti…
Advertisements
Ardian Çela mund të jetë pytur nga SPAK, si person i përfshirë në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Nga bisedat e aplikacionit “Sky Ecc”, u zbulua se personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës kishin ndikuar që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ta vendosnin Çyrbjan të tretin në listën e PS-së për të qenë më i sigurt në marrjen e mandatit të deputetit.
Në ato zgjedhje ka qenë Ardian Çela drejtues i PS-së për Durrësit dhe ka qenë ai i cili ia ka dërguar listën paraprake të kandidatëve për deputet Kryesisë së partisë për miratim.
Gjithashtu, Ardian Çela është paditur në SPAK dhe në vitin 2021 nga Partia Demokratike, e cila në atë kohë kallëzoi tre kompani që operonin në sistemin e energjisë elektrike.
Ardian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023.