Pas Antonela Berishës, reagon Klea Prenga: TV s’të bën VIP, plehrë që njihesh për…”

Klea Prenga u është përgjigjur me një deklaratë zyrtare akuzave të Antonela Berishës se ajo ka qenë dhunuesja e vërtetë. Nisur nga videoja virale në rrjetet sociale, e Kleas dhe Mir Pepës, ish-it të Mariela Berishës, Antonela tha se gjithçka ka qenë e orkestruar nga vetë 23-vjeçarja për të marrë vëmendje.

Advertisements

Ajo e akuzon se i ka përndjekur të motrën për një vit rresht, e ka kërcënuar, i ka përmendur dhe ofenduar familjen e fëmijën derisa ka mbërritur momenti kur dy motrat dhunuan fizikisht Klea Prengën.

Advertisements

Në deklaratën e saj, Klea i rrëzon poshtë të gjitha këto. Ajo i konsideron shpifje pasi asnjëherë s’ka kërcënuar apo të përmendë një fëmijë. Fotot dhe videot që kanë qarkulluar ajo thotë se janë vepër e motrave Berisha që i kanë marrë nga celulari i Mir Pepës.

Blogerja thotë se gjithçka, nga fotot te deklaratat po përdoret për të krijuar një situatë të rreme që ato të përfitojnë empatinë e publikut. Klea i drejtohet Antonelës duke i thënë se daljet e saj në televizion “s’e bëjnë VIP, por thjesht një plehrë që njihet për skandale”.

Deklarata e Klea Prengës:

“Psikopatia juaj ka arritur deri në atë pikë sa krijoni lojëra të ndyra dhe të shpifura për të fituar empatinë e publikut. E bëni këtë vetëm sepse nuk e përballoni dot gjë fytyra juaj e vërtetë, ajo e dhunës dhe poshtërsisë, tashmë është zbuluar. Shkoni dhe shëroni mendjet tuaja të sëmura, të mbushura me mllef, urrejtje dhe ligësi. Asnjë manipulim apo trillim nuk do ta ndryshojë të vërtetën. Kurrë nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak duke përmendur fëmijën e dikujt. Këto janë shpifje të ndyra dhe të pavërteta.

Në vend që të përballeni me veprimet tuaja të turpshme, përpiqeni të krijoni lojëra të ndyra për të fituar simpati. Videot dhe fotot e postuara nuk janë publikuar nga unë, por janë marrë nga ju përmes telefonit të ish-it tuaj. Mos pretendoni të luani rolin e të paditurës sepse ishte e qartë për të gjithë se ju, me intrigat dhe manipulimet tuaja, keni arritur t’i merrni ato. Sjelljet tuaja të ulëta dhe të ndyra tregojnë se deri ku mund të shkoni për të krijuar skena të shpifura. Si mund të pretendoni se këto materiale i kam publikuar unë kur nuk kam asnjë përfitim nga një veprim i tillë?

Përkundrazi, jeni ju të vetmet që keni përfitim nga këto lojëra të ndyra sepse ky është qëllimi i vetëm i jetës suaj, të shpifni, të manipuloni dhe të krijoni drama për vëmendje. Unë nuk kam bërë asnjë lojë të ndyrë dhe nuk kam asnjë përfitim nga kjo situatë. E vërteta ishte e qartë: të vetmet që përfitoni jeni ju sepse deklarata juaj vjen menjëherë pas postimit të videove dhe fotove që keni publikuar vetë për të krijuar një situatë të rreme. Asnjë skenar, asnjë shpifje dhe asnjë lojë e shpifur nuk mund të justifikojë dhunën dhe krimin tuaj ndaj meje.

Ju jeni plehra intrigante, të paskrupullta dhe të pamoralshme që nuk njihni limite. Nuk mund të fshiheni pas këtyre lojërave dhe të pretendoni pafajësi kur gjithçka ishte e qartë, ju jeni dhunueset dhe çdo veprim i juaji tregon vetëm dëshpërimin dhe ligësinë tuaj. Unë nuk i kam hyrë dhe as i kam cenuar askujt familjen.

Në fakt, jeni ju ato që njiheni për skandalet e vazhdueshme me burra të martuar. Turpet tuaja janë të njohura prej kohësh, prandaj mbajini për vete dhe mos tentoni të shihni moral kur nuk keni asnjë pikë nderi. Të dalurit në televizion nuk të bën VIP. Je thjesht një plehrë që njihesh për skandalet e tua dhe do t’i mbash pas shpine tërë jetën. Ofendimi që vjen nga balta nuk të bën pis.“