Pas dashurisë Heidi heq dorë dhe nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë! Ndarja konfliktuale me Romeon dhe romanca e re…

by editor

Lajmi i largimit të Heidit nga Shqipëria vulosi njëherë e mirë edhe ndarjen nga Romeo. Çifti, i cili shumë shpejt u shndërrua i preferuar i publikut i dha fund rreth 2 muaj më parë, duke lënë pas shumë pikëpyetje rreth arsyeve.

Advertisements

Ndonëse Heidi ishte përqendruar tek karriera televizive, duket se pas më shumë se 1 muaji që nisi edhe rolin e moderatores, finalistja e “Big Brother” zgjodhi që të mbyllte gjithçka dhe të largohej për në Itali, aty edhe ku kishte lënë jetën e saj, para famës në Shqipëri. Edhe pse largimin e njoftoi rreth 2 javë më parë, Heidi vijon ende të jetë në Shqipëri. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, vetëm pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Advertisements

Ashtu edhe si duket nga fotot, Heidi ka qenë në shoqërinë e një mikeshe dhe vetëm pak hapa më pas, ajo është ndarë nga mikesha, për të vijuar e vetme. Me xhinse të gjera, bluzë bezhë dhe një pallto të gjatë bezhë, biondja simpatike, kishte vendosur një kapele, si për t’i shpëtuar disi syve të kureshtarëve, që e shoqëronin kudo.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Heidi akoma nuk është larguar për shkak të kontratave që është duke mbyllur. Ndonëse nuk kanë qenë të shumta punët që ajo fitoi qëkur doli nga “Big Brother”, konkurrentja pati disa kontrata me bizneset, që duhet ende ti respektojë afatet, nga ana tjetër ajo është duke bërë gati gjithçka përpara se të largohet njëherë e mirë nga vendi.

Advertisements

Ditët e fundit, kanë qenë prindërit e saj që kanë mbërritur në Tiranë, si për ta ndihmuar në përgatitjen e gjërave, përpara se të niset. Sakaq në rrjetet sociale, kemi parë sesi Heidi ka vijuar të postojë, nga e përditshmja në Tiranë, duke na konfirmuar se largimi i saj do të marrë edhe pak kohë.

Nisur nga këto fakte, të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që e kanë pyetur përse zgjodhi të largohej nga ekrani aq shpejt, për sa kohë do të vijonte të ishte në vendin tonë. Por vetë Heidi ka preferuar mos të përgjigjet, duke dashur që ta mbyllë në heshtje këtë kapitull.

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë. /Panorama Plus

You may also like