Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit

Pas ekstradimit nga Spanja 6 ditë më parë, ish kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është vendosur në burgun e Durrësit.

Advertisements

Kujtojmë se Lulzim Berisha u ekstradua nga Spanja më datë 18 mars, me kërkesë të SPAK-ut. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut.

Advertisements

Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Lulzim Berisha, 54 vjeç.

“Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thote policia.